A je ti me depresion?

2017-04-21

Nëse i referohemi ekspertëve të psikologjisë për domethënien e depresionit, ata të thonë se është një gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore.

Teorikisht ky është përkufizimi i depresionit te njerëzit, pavarësisht moshës, seksit, vendit ku jetojnë, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike, statusit civil.

Por në ditët tona jeta ndryshon dita-ditës dhe njerëzit përshtaten me të rejat e teknologjisë, të zhvillimit në përgjithësi.

Depresioni, përsa i përket shkaqeve e tejkalon përkufizimin mjekësor, sepse individi i përshtatet zhvillimit dhe shkaqet e depresionit tek ai mund të jenë nga më të ndryshmet. Madje duhet thënë se në studimet e fundit mbi depresionin mësojmë për shkaqe disi të çuditëshme, që mund ta nxitin atë.

Psikologët thonë se me kalimin e kohës manifestimi I depresionit ka ndryshuar në varësi të zhvillimit.

Në mënyrë dhjetëvjeçarin e fundit psikologët kanë ngritur një shqetësim, që më parë as që mund të imagjinohej. Bëhet fjalë për mediat sociale, kryesosht Facebook-u apo Instagrami, që po ndikojnë në rritjen e nivelit të depresionit, pavarësisht moshës së përdoruesve të tyre.

Për këtë qëllim psikologët kanë zbuluar disa shenja moderne të depressionit. Të gjithë perdoruesit e rrjeteve sociale duhet të jenë të vëmendshëm ndaj tyre dhe të shmangin sa më parë shpenzimin e e tepruar të kohës për to.

Varësia nga mediat sociale

Mediat sociale janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditëshme, por tek disa përdorues është krijuar varësia ndaj mediave sociale. Të gjithë kemi familjarë apo të njohur që gjithë kohën e lirë e shpenzojnë duke vërejtur apo komentuar në Facebook, apo duke postuar fotografi e statuse të ndryshme. Pikërisht këta persona kanë krijuar tashmë varësi ndaj rrjeteve sociale dhe nuk e konceptojnë dot përditshmërinë e tyre pa u lidhur me to.

Gjumi i tepërt

Një tjetër shenjë moderne e depresionit është të fjeturit jashtë kohës normale. Këtë lloj gjumi psikologët e shpjegojnë si shenjë depresioni për shkak të stresit.

Apatia fizike

Njerëzit e prekur nga depresioni kanë një lloj “përtese” të ecin”, të dalin apo të lëvizin nga një vend në tjetrin. Ky lloj pasiviteti e keqëson gjendjen e tyre apatike të depresionit.

Ndjeshmëria e lartë

Ata që vuajnë nga depresioni në kohët moderne shprehin një ndjeshmëri ekstreme deri në refuzim. Kjo ndodh pasi ata kanë shumë frikë ndaj situatave refuzuese.

Mbytja e dëshpërimit me ilaçe

Një prirje pothuajse unike e të prekurve nga depresioni është që për të shpëtuar nga kjo gjendje psikologjike ata marrin shumë qetësues. Tashmë është shtuar dhe gama e qetësuesve nëpër farmaci të cilat u këshillohen të prekurve nga depresioni. Por konsumimi pa këshillën e mjekut dhe në mënyrë të tepruar është me pasoja negative për çdo njeri.