Një domosdoshmëri morale

2018-06-20

Regjisori kinez me famë botërore Zhang Yimou do të vendosë në skenë në qershor sezonin e dytë të “2047 Apologue”, që kombinon teknologjinë dhe artin folklorik tradicional kinez.

Zhang Yimou vazhdon të eksplorojë marrëdhëniet mes të njeriut dhe makinës në “sezonin e dytë” të shfaqjes së konceptit të tij.

Kanë kaluar mbi 30 vjet që nga debutimi i regjisorit Zhang, Sorgumi i Kuq, që i dha atij famën ndërkombëtare, përfshi Çmimin e Ariut të Artë për Filmin më të mirë në Festivalin e 38-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 1988. Që atëherë suksesi i tij ka qenë i pandalshëm. Ai ka fituar edhe çmime si “Luani i Artë” dhe “Çmimin e Madh” të Festivalit të Filmit në Kanë. Që nga ajo kohë filmat “Flying Daggers” dhe Muri i Madh patën një famë shumë të madhe.

Por kur regjisori i njohur kujton atë kohë të artë të karrierës së tij në vitin 1988, ajo që e bën krenar është se filmi u prit shumë mirë nga publiku.

“Reagimi i publikut është shumë i rëndësishëm,” thotë 66-vjeçari Zhang në Pekin. “Dua të komunikoj me publikun përmes punës time.”

Qershorin e kaluar, Zhang pati rastin të kishte një ndërveprim më të ngushtë me audiencën kur iu rikthye botës së performancës live, duke bënë në skenë prodhimin e tij, “2047 Apologue”-një vepër që ai e quan “shfaqje konceptuale”-në Qendrën Kombëtare të Performimit të Arteve në Pekin.

Shfaqja kombinon teknologjinë e fundit, si drita lazeri dhe robotë, me artistët e folklorikë kinezë, përfshi Chiu Jirong, artistin e Operës së Pekinit dhe muzikantin, Wu Tong, i cili luan sheng (një instrument tradcional kinez.)

Zhang nisi një turne artistik marsin e këtij viti, duke vizituar tre qytete kineze; Shangai, Hangzhou dhe Guangzhou, ku Zhang u lumturua kur zbuloi që “publiku tregoi interes dhe pasion për shfaqjen, njësoj si dhe në rastin e filmit të parë.”

Shfaqja u vu gjithashtu edhe në skenën e Festivalit të Thekëve të Edinburg-ut në Skoci vitin e kaluar.

Zhang u shpreh se, “nëse publiku tërhiqet nga idetë e reja dhe krijuese në skenë, ata jo vetëm që argëtohen por edhe frymëzohen”.

Vetëm pas një viti dhe Zhang është gati të vendsë në skenë shfaqjen, të cilën ai e quan “sezoni i dytë” i “2047 Apologue”, dhe do të shfaqet për publikun më 12 qershor në Pekin.

Ashtu si produksioni i tij i parë, shfaqja vijon idenë e regjisorit për marrëdhënien mes njeriut dhe teknologjisë. Ai e tregon historinë përmes shtatë pjesëve, që performohen nga artistët nga shtatë vende të ndryshme, përfshi ShBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Kina.

Në një nga pjesët, balerini i njohur Li Yu, performon nën rrahjet e daulles të krijuara nga perkusionistët e U-Teatrit së bashku me tingujt e khoomeit (një teknikë tradicionale e të kënduarit me fyt në Mongoli), ndërsa krahët robotike imitojnë lëvizjet e tij. Hijet e krahëve robotike janë projektuar në një ekran të madh në pjesën e prapme të skenës, të cilat ndryshojnë nga ndjekja e lëvizjes së Li-së.

“Teknologjia ka ndryshuar jetën tonë. Por kur mendoj lidhjen ndërmjet teknologjisë dhe njeriut, nuk shoh vetëm anën pozitive,” thotë Zhang. “Kam tre fëmijë dhe ata si shumë të rinjnë mbarë botën janë shumë të fokusuar tek telefoni. Më ka bërë të mendoj për ndikimin që ka teknologjia ndaj nesh. Është thikë me dy presa.”

Ai sqaron se nuk synon vetëm të shfaqë teknologjinë e fundit dhe formën e lashtë të artit kinez, por përpiqet të gjejë një pikë bashkimi që ato ndërthuren në një mënyrë të bukur dhe frymëzuese.

Sipas He Lulu, ndihmësregjisorit të pjesës së parë dhe të dytë të “2047 Apologue”, ekipi ka udhëtuar nëpër botë për të gjetur artistët e duhur për sezonin e dytë.

Në shfaqjen origjinale, ata ftuan 78-vjeçaren Wu Shuxiang nga Anhua, në provincën Guizhou, për të shfaqur aftësitë e saj me tezgjahun 200-vjeçar. Wu Shuxiang, nga pakica kombëtare Miao, e mësoi këtë nga nëna e saj dhe nuk kishte performuar më parë në skenë.

Në prodhimin e ri artistik, stafi solli 3 këngëtarë nga provinca Fujian-Lin Longyou, Lin Beixiang dhe Lin Yongzhao-të gjithë mbi 75-vjeç, për të performuar këngë të lashta nga vendlindja e tyre-disa madje datojnë 300 vjet më parë.

Më shumë se 20 këngëtarë, të moshës 5 deri 69-vjeçare, që formuan Korin “Poya”, nga Fshati Poya në provincën Yunnan, në jugperëndim të Kinës, do të performojnë gjithashtu. Këngët “Poya” janë një koleksion i lashtë i këngëve folklorike të shkruar anë një pëlhurë me hieroglife.

Performuesit ndërkombëtarë përfshijnë grupin e hijeve nga Hungaria; dyshen turke Ezratuba dhe Tetro, artistë nga Franca etj.

Vitin e kaluar, Andy Flessas (i ashtuquajtur Andy Robot), roboticist nga Las Vegas dhe animator kompjuterik i cili ka punuar me Lady Gaga-n, performoi në sezonin e parë të pjesës “2047 Apologue”. Tani, Flessas do të sjellë më shumë nga mekanizmi i tij performues për sezonin e dytë.

“Robotët janë si kafshë të egra,” shpjegon Flessas. “I tranoj robotët njësoj si tigra. Herën e parë kishim katër robotë dhe këtë herë kemi nëntë”.

“Në sezonin e parë, detyra ime ishte të trajnoja robotët që të kuptonin kërcimin,”, thotë ai “Në këtë sezon, u mësoj si të punojnë me ritmin e muzikor”.

Përveç filmave, Zhang ka punuar edhe me forma të tjera arti gjatë 30 viteve të fundit. ë vitin 1998, ai punoi për një version të Operës së Puçinit “Turandot” dhe ndërkohë ishte dhe ideator i ceremonive të hapjes dhe të mbylljes në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.

“Duam t’i shfaqim publikut diçka që nuk e kanë parë më parë,” thotë ai. “Duhen shumë shumë netë pa gjumë për të sjellë këto pjesë sa më origjinale dhe është një proces rraskapitës.

“Është shumë më e komplikuar të bësh këtë shfaqje, krahasuar me drejtimin e filmave,” thotë ai, “por ajo që më tërheq ndaj saj është se mund të mësoj shumë gjëra të reja duke punuar me këta artistë”.