Si realizohen objektivat e vitit të ri?

2018-01-03

A e keni provuar ndonjëherë përcaktimin e objektivave për vitin e ri? Nëse po, sa prej tyre ke realizuar? Apo nuk ke realizuar asnjë dhe pendohesh shpesh për dështimin?

Sot është dita e parë e vitit 2018 dhe shpresoj që sugjerimet që do të përmenden më poshtë mund t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime në një pikënisje të re.

Sipas një sondazhi të kryer nga psikologu, Richard Wiseman, nga Universiteti Hertfordshire në Britani, ndër 700 të intervistuar vetëm 22% i përmbushën objektivat e parapërcaktuara në një vit të ri, si për shembull lënia e duhanit, ulja në peshë, rritja e kualifikimit profesional etj. Në bazë të analizave, psikologu Wiseman mendoi se realizimi i objektivave lidhet me qëllime praktike dhe plane të zbatueshme. Sipas tij, në fillim duhet të përpilohen objektivat e realizueshme dhe të ndahen në disa faza.

Kurse gjatë zbatimit, vetëinkurajimi dhe vlerësimet pozitive nga të njohurit mund të shërbejnë për nxitur përpjekjet e vazhdueshme drejt suksesit edhe pse hasen vështirësi.

Por si të përcaktohen objektiva të arsyeshme, që është dhe hapi i parë dhe mbase më i rëndësishmi? Le të ndajmë disa këshilla praktike.

Objektivat duhet të jenë “SMART”, (akronimi në anglisht për: Specific, Measurable, Achievable, Rewarding and Time-frame Set) që do të thotë Specifike, të Matshme, të Arritshme, Kënaqësiprurëse dhe të realizueshme në një Kohë të caktuar.. Pra, objektivat duhet të kenë një përmbajtje konkrete, duhet bazohen mbi kritere, duhet të jenë të arritshme, realizimi të cilave mund të sjellë mjaft kënaqësi dhe duhet të kryhen brenda një kohe të caktuar.

Nëse keni problem për përcaktimin e objektivave konkrete për të ardhmen, mund të gjeni një rrugë të shkurtër pasi t’u jeni përgjigjur këtyre pyetjeve.

Së pari, të cilat janë ëndërrtat ose qëllimet tuaja në jetë? Mund të listoni të gjitha mbi një letër.

Së dyti, cilat janë më të rëndësishme? Radhisni objektivat sipas prioriteteve.

Së treti, të cilat janë katër objektivat kyçe? Objektivat kyçe përfshijnë ato, realizimi i të cilave mund të favorizojë arritjen e objektivave të tjera. Në lidhje me planin njëvjeçar, katër objektiva mund të përcaktohen me shifra.

Së katërti, kur do të realizohen këto objektiva? Shkruani data për ta nxitur veten t’i afroheni përmbushjes së tyre.

Së pesti, çfarë rezultatesh konkrete kërkoni? Rezultatet duhet të shkruhen sa më të hollësishme. Për shembull, ulja e pesë kilogramëve është më e mirë sesa ulja e peshës në një kuptim të përgjithshëm.

Së gjashti, a varen këto rezultate nga ju apo nga të tjerët? Më mirë që të keni të drejtën e vendimit sesa të varësh shpresat te dikush tjetër. Disa objektiva mund të eliminohen kur vini re se procesi i realizimit mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Nëse ndesheni në vështirësi gjatë realizimit të këtyre objektivave mund të ngrini këto pyetje për të rimarrë kontrollin.

Së pari, të cilët janë faktorët dhe vështirësitë kryesore që ju pengojnë në realizmin e objektivave? Qartëso arsyet midis realitetit dhe objektivave.

Së dyti, a janë renditur të gjitha burimet që mund të shfrytëzohen? Mendohuni përsëri për ato burime që janë të pashfrytëzuara.

Së treti, kontrolloni se kush ka arritur ndonjëherë objektiva të ngjashme? Mëso nga përvoja e të tjerëve, pasi kjo do t’ju kursejë shumë kohë.

Së pesti, shikoni nëse plani ka nevojë për hollësi. Ndonjëherë, duhet t’i ndani objektivat në të madha dhe të vogla, të cilat mund të kryhen në faza të ndryshme.

Së gjashti, kontrolloni rregullisht objektivat? Vlerësimi i përditshëm i objektivave ndonëse është i vështirë, mund t’ju nxitë të përmirësoni veprimet aktuale drejt suksesit.

Së shtati, rikujtoni kuptimin dhe rëndësinë e objektivave? Shumë njerëz, dorëhiqen kur hasin probleme gjatë realizmit të objektivave. Vullneti i tyre zhduket dhe mbaron para vështirësive të ndryshme.

Por pse ndodh kjo?

Psikologu Adam Grant nga Shkolla Wharton e Universitetit të Pensilvanisë të ShBA-së zbulon se njerëzit që kuptojnë rëndësinë dhe domethënien e punës që po bëjnë, do të jenë shumë më të motivuar sesa të tjerët. Eksperimentet e tij treguan se ata që merreshin me mbledhjen e ndihmës financiare për studentët në gjendje të vështirë ekonomike, pasi u rikujtohej domethënia e punës, ishin bërë shumë më aktivë dhe donin të bënin më shumë përpjekje për të arritur qëllimet e tyre sesa punonjës të tjerë universitarë.

Pra, nga veprimet e brendshme psikike, vetëm kuptimi i rëndësisë së detyrave nuk mjafton në realizimin e objektivave. Por, rëndësia ose domethënia duhet të ritheksohet herë pas here, kështu që njerëzit do të do të ndjekin ëndrrat e tyre dhe nuk do të heqin dorë lehtë.