Xian’er-Murgu robot

2017-11-07

Në rrëzë të Kodrës Fenghuang pranë malit Xishan, në Pekin, gjendet manastiri i vjetër budist Longquan, me një histori prej më shumë se një mijëvjeçare. Këtu jeton një murg i veçantë, i quajtur Xian’er; Është i veçantë, sepse është një robot, me nofkën Siri i Budizmit.

“Më quajnë Xian’er, jam një murg robot. Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve që dëshironi të më takoni në Manastirin Longquan!”. Me këtë përshëndetje murgu robot u drejtohet vizitorëve.

Dikush e pyet: “Xian’er, kam shumë shqetësime. Si të veproj?”, Këtij vizitori murgu robot i përgjigjet: “Mjeshtri im thotë që nuk duhet të përfshiheni nga ndjenjat negative, sepse do tu shtohen shqetësimet. Këto duhet ti pakësoni me energji positive” .

Murgu robot ka një pamje vërtet interesante. Ai është i gjatë më shumë se një meter dhe mban veshur një togë budiste në ngjyrë të verdhë. Ai jo vetëm komunikon me vizitorët e Manastirit por ka për detyrë dhe të promovojë budizmin.

Pamja origjinale e murgut robot Xian’er u dizenjua nga mjeshtri Xianfan, më pas u përshtat për një karton të animuar, që rrëmbeu menjëherë zemrën e publikut me butësinë e pamjes së tij, por dhe karakteristikat kineze.

Murgu robot Xian’er i përket brezit të dytë të teknologjisë, që e ka realizuar atë nëpërmjet të dhënave Cloud. Roboti ka një mendje më të zgjuar se një tjetër robot i brezit të pare, pasi di të dialogojë me njerëzit dhe të përhapë energji positive tek ata.

Sipas shpjegimit të mjeshtrit Wuguang të Manastirit Longquan, murgu robot Xian’er ka dhe një profil publik në rrjetin social të Kinës Wechat, nëpërmjet të cilit ndërvepron non stop me mesazhe të shkruara dhe vokale.

Mësojmë se murgu robot u përgjigjet çdo ditë pyetjeve të mbi 300 vetëve, me një rezultat mjaft të mire. Në metropolet kineze ritmi i jetës është shumë i shpejtë dhe shpesh njerëzit e përballojnë me vështirësi atë. Nëse dikush ndjehet i stresuar apo me humor jot ë mire mund ti drejtohet profilit të murgut robot Xian’er dhe të “qajë hallet ” me të. Fjalët dhe këshillat e tij të mençura shprehin thelbin e cultures kineze dhe ndihmojnë në ngritjen e nivelit të humorit dhe të vetëbesimit të njerëzve.

Budizmi dhe inteligjenca artificiale

Integrimi midis manastirit të lashtë me inteligjencën artificiale e ka bërë të famshëm Manastirin Longquan për median dhe publikun e gjerë. Murgjit e këtushëm mjaft të ditur përsa i përket teknologjisë dhe ekzistenca e murgut robot , të famshëm në internet kanë ngjallur mjaft interes. Jo vetëm mediat kineze, por dhe ato të huaja si BBC e New York Times e kanë pasqyruar në komentet e tyre këtë Manastir.

Ndërveprimi i shkencës së teknologjisë me budizmin nuk është diçka e re në epokën e internetit. Sipas mjeshtrit Xianqing, në lashtësi kishte plot shembuj të tillë. Manastiri Longquan cpërbën një rast të përdorimit të shkencave të reja dhe teknologjisë për përhapjen e doktrinës budiste. Mjeshtri i madh Xuecheng thotë se duhet ruajtur spiritualiteti i budizmit kinez, pa hequr dorë nga kreativiteti dhe zhvillimi i shoqërisë. Sipas tij çdi njeri duhet të përshtatet me modernizimin e vetë shoqërisë. Për këtë qëllim Manastiri Longquan krijoi personazhin Xian’er, të shndërruar dillimisht në një karton të animuar dhe më pas në një murg robot.

Edhe pse teknologjia hi-tech, Interneti dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të promovimit të cultures kineze tradicionale, trashëgimia e bërthamës shpirtërore mbetet një çeshtje e hapur.Në çdo rast mund të themi se në formën modern të murgut robot Xian’er – tashmë të kthyer në një element të inteligiencës artificiale dhe një star për publikun, përsëri brenda tij rreh një zemër budiste.(Eda Merepeza)