(new)Turqi, katastrofë hekurudhore, 10 viktima dhe mbi 70 të plagosur

2018-07-19

Të paktën 10 persona humbën jetë pas përmbysjes së disa vagonave të një treni në perëndim të Turqisë.

Bëhet e ditur se mbi 70 pasagjerë të tjerë janë plagosur.

Në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë njoftohet të ketë patur reshje të dendura shiu.

Mediat turke thonë se treni ishte nisur nga kufiri me Greqinë drejt Stambollit dhe në bordin e tij ndodheshin 360 pasagjerë. (Haris)