Abe: Japonia do t’i trajtojë siç duhet projektet e nismës “Një brez, një rrugë”

2018-01-11

Kryeministri japonez Shinzo Abe u shpreh të mërkurën se Japonia do t’i trajtojë siç duhet projektet e bashkëpunimit në kuadër të nismës së Kinës “Një brez, një rrugë”.

Abe i bëri këto komente pas dëgjimit të raportit të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Liberaldemokratike të Japonisë Toshihiro Nikai dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë “Komei” Yoshihisa Inoue, mbi pjesëmarrjen e tyre në takimin e shtatë të mekanizmit të shkëmbimeve ndërmjet partive në pushtet Kinë-Japoni.

Abe e quajti nismën “Një brez, një rrugë” si një projekt “mjaft të pjekur” të palës kineze, duke shtuar se Japonia do t’i trajtojë siç duhet projektet e bashkëpunimit në kuadër të kësaj nisme.

Sipas mediave japoneze, që nga gjashtëmujori i dytë i vitit të kaluar, Abe ka shprehur në disa raste dëshirën për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-japoneze. (Çang Çuo)