Banka e Amerikës:Konsumatorët janë humbësit më të mëdhenj në luftën tregtare

2018-07-03

Në raportin e publikuar ditët e fundit, Banka e Amerikës Merrill Lynch thekson se politikat tregtare të Trump-it janë përsëritje e politikave të tmerrshme të viteve ’80 të shekullit të kaluar dhe ashtu si 30 vjet më parë, konsumatorët amerikanë do të jenë humbësit më të mëdhenj në luftën tregare.

Kreu i studimeve të ekonomisë globale në këtë Bankë Ethan Harris nënvizoi në raport se politikat doganore dhe vëmendja që i kushton Trump-i deficitit tregtar është një përsëritje e politikave të ngjanshme të viteve ’80 të shekullit të kaluar, sidomos ato ndaj Japonisë.

Sipas tij, mësimet e marra nga këto përvoja kanë vlerë edhe sot. Së pari, vendosja e barrierave tregtare nuk mund të zvogëlojë medoemos deficitin; së dyti, tarifat doganore dhe barrierat tregtare do të ngrenë çmimin e mallrave, për të cilat janë konsumatorët amerikanë që paguajnë; së treti, industritë që duhet të mbrohen nuk marrin asnjë mbështjetje sepse asokohe, kufizimi i importeve të makinave shkaktoi vetëm një ulje prej 3 pikë për qind të pjesës së makinave japoneze në tregun amerikan.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në industrinë e çelikut dhe të gjysmëpërçuesve. Disa fitore të vogla kanë shkaktuar humbje të mëdha për konsumatorët dhe ekonominë amerikane. (Zhang Yan)