BB-ja pret që Kina të luajë rol udhëheqës në ekonominë botërore

2018-02-13

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim u shpreh se Kina pritet të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës në botë.

Kim e tha këtë gjatë një interviste në Uashington.

Ai vlerësoi kontributin e madh të Kinës ndaj ekonomisë globale si dhe nismën “Një brez, një rrugë”.

“Mendoj që nisma “Një brez, një rrugë” vijon të jetë një nismë shumë e rëndësishme për mbarë botën. Ne po punojmë me të gjitha vendet përgjatë vendeve në këtë nismë.”

Kim shtoi gjithashtu se Banka Botërore shpreson të mësojë më tepër për nxitësit ekonomikë të Kinës dhe do të shqyrtojë mënyrat se si këta nxitës mund të përshtaten me vendet e tjera.

“Ajo për të cilën do të përpiqemi të realizojmë vitin e ardhshëm është të shohim nga Kina dhe të përpiqemi të kuptojmë nxitësit e rritjes ekonomike të këtij vendi. Një nga gjërat më të rëndësishme që po bëjmë me Kinën është shqyrtimi i nxitësve ekzistues të rritjes ekonomike dhe të shohim nëse mund të përshtaten në pjesë të tjera të botës.”

(Albana)