Berlin, Li dhe Merkel vizitojnë Ekspozitën e Automjeteve me vetëdrejtim

2018-07-11

Mëngjesin e 10 korrikut, sipas orës lokale, kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe kancelarja gjermane Angela Merkel vizituan në Berlin ekspozitën e automjeteve me vetëdrejtim që janë bashkëprodhim kino-gjerman.

Në fillim, ata vizituan zonën e ekranit statik për të parë tre automjete me vetëdrejtim që janë bashkëprodhim i gjashtë kompanive kineze dhe gjermane dhe instituteve kërkimore. Në ekranin elektronik pranë tij u shfaq një diagram kompleks i sinjalit të gjendjes së rrugëve të simuluar me lazer, radar dhe teknologji të tjera. Li Keqiang dhe Merkel dëgjuan prezantimin e përfaqësuesve të dy palëve për studimet dhe zhvillimin e teknologjisë.

Li Keqiang u interesua në detaje për bashkëpunimin mes dy palëve dhe u shpreh i kënaqur kur mësoi se kompania gjermane e automjeteve zhvillon bashkëpunim të plotë me universitetet kineze, duke përfshirë jo vetëm aftësitë automatike të makinës, por edhe menaxhimin e trafikut në qytet

dhe studimin e të dhënave të mëdha, novacionit etj.

Li Keqiang gjithashtu nxiti dy palët të jenë më të hapur ndaj bashkëpunimit. Ai shtoi se Kina ka një popullsi të madhe, krahina të ndryshme kanë disnivele në zhvillim dhe gjendjen e trafikut. Ai shprehu shpresën që bazuar në tregun kinez dhe kombinuar me kushtet kombëtare të Kinës, Gjermania do të bëjë kërkime të thella dhe me teknologjinë më të fundit.

Li theksoi gjithashtu se Kina dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar teknologjinë e tregut të kombinuar me përdorimin e avantazheve plotësuese, bashkëpunimi sesa konkurrenca sjell përfitim të ndërsjellë. (Vera)