Britani, 42 % e qytetarëve pro një referendumi të dytë për “Brexit”-in

2018-07-30

Sipas një sondazhi të publikuar kohët e fundit nga kompania e njohur britanike e analizës së opinionit publik “YouGov”, 42 % e të intervistuarve janë shprehur pro dhe 40 % kundër zhvillimit të një referendumi të dytë për “Brexit”-in.

Afro 1700 qytetarë britanikë morën pjesë në sondazhin e zhvilluar nga e mërkura deri të enjten e kësaj jave. Mbi bazën e faktorëve të tillë, si projekti i kryeministres Theresa May, qëndrimi i Bashkimit Europian dhe e ardhmja e vendit pas largimit nga Unioni, 42 % e pjesëmarrësve shprehën dëshirën për organizimin e një referendumi të dytë.

Sipas analizës së kompanisë “YouGov”, gjithnjë e më shumë britanikë po e përkrahin idenë e zhvillimit të një referendumi të ri për shkak të shqetësimeve për të ardhmen e “Brexit”-it pa një marrëveshje. (Zhang Yan)