Britani, 42 % e qytetarëve pro një referendumi të dytë për “Brexit”-in

2018-09-05

Ceremonia e hapjes e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) u mbajt të hënën në Pekin dhe kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim tematik. Ai theksoi se Kina dhe Afrika do të bashkëpunojnë dorë për dorë që të formojnë një komunitet më të ngushtë fatesh me përgjegjësi e leverdi reciproke, nëpërmjet konkretizimit të “tetë programeve”.

Me pranimin e tre anëtarëve të rinj, si Gambia, Republika Demokratike e Sao Tome dhe Principe dhe Burkina Faso, numri i anëtarëve afrikan të FOCAC-ut u shtua në 53.

Në fjalimin e tij, Xi theksoi se në bazë të pësimit të përafërt historik dhe të misionit të përbashkët, Kina dhe Afrika kanë hapur një rrugë karakteristike të bashkëpunimit me fitime të përbashkëta.

“Kina ka ngulur këmbë në sinqeritetin, miqësinë dhe barazinë gjatë bashkëpunimit me Afrikën. Njëkohësisht, Kina nuk ka ndërhyrë në vendet afrikane për të shqyrtuar rrugën e zhvillimit në përputhje me gjendjen aktuale të këtyre vendeve, nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Afrikës, nuk i ka imponuar vullnetin e saj të tjerëve, nuk ka ka shtuar asnjë parakusht politik në ndihmat ndaj Afrikës dhe si dhe nuk synon interesat politike private në investimet ndaj Afrikës.”

“Tetë programet” e paraqitura nga Xi Jinpingu të hënën në ceremoninë e hapjes, përfshijnë nxitjen e industrisë, ndërlidhshmërinë, lehtësimin e tregtisë, zhvillimin e gjelbër, ndërtimin e kapaciteteve, nxitjen e shëndetësisë, shkëmbimet njerëzore, garantimin e paqes etj. Lidhur me lehtësimin e tregtisë, Xi shpjegoi:

“Kina vendos të shtojë importin e mallrave afrikan, veçanërisht ato produkte jo-burimesh natyrore. Do të përkrahë vendet afrikane të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Importit në Kinë, duke hequr shpenzimet e pjesëmarrjes së vendeve më të pazhvilluara. Kina do të mbështetë krijimin e zonës së tregtisë së lirë të kontinentit afrikan dhe do të vazhdojë të zhvillojë bisedimet e tregtisë së lirë me vende e rajone afrikane me dëshirë.”

Xi Jinping tha se për konkretizimin normal të këtyre tetë programeve, Kina do t’i ofrojë Afrikës edhe përkrahje prej 60 miliardë dollarësh, nëpërmjet ndihmave qeveritare dhe investimeve nga institucionet financiare e ndërmarrjet vendase.