Britani, zyrtari më i lartë i “Brexit” dorëhiqet nga qeveria

2018-07-09

Zyrtari më i lartë i Britanisë, i ngarkuar për negociimin e daljes së vendit nga BE-ja, ka dhënë dorëheqjen.

Sekretari i “Brexit”, David Davis, dha dorëheqjen dy ditë pasi kryeministrja Theresa May njoftoi se më në fund kishte bashkuar qeverinë e saj grindavece pas një plani daljeje.

Davis ishte një zë i fortë në mbështetje të “Brexit”, në një kabinet të ndarë midis përkrahësve të një ndarjeje të plotë me bllokun europian dhe atyre që duan të mbajnë lidhje të ngushta me të.

Thuhet se largimi i Davis dë të trondisë themelet e qeverisë së brishtë të May-it.(Zhan Dian/Haris/Foto nga CFP)