Eksperti amerikan: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Kinës, shembull për tërë botën

2018-01-08

Rektori i nderit i Universitetit Benediktin në Shtetet e Bashkuara, William Carroll, u shpreh ditët e fundit se përpjekjet e Kinës për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë janë shumë të rëndësishme, duke shtuar se zhvillimi ekonomik i Kinës përbën një shembull shumë të mirë për vendet e tjera.

Carroll vuri në dukje se, gjatë viteve të fundit, ritmet e rritjes së ekonomisë kineze janë ngadalësuar disi, për të siguruar një zhvillim cilësor dhe të qëndrueshëm.

Ai vuri në dukje gjithashtu se historia na mëson që asnjë sektor i ekonomisë nuk duhet lënë pas dore, përndryshe e tërë ekonomia dëmtohet. Për këtë arsye, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Kinës duhet të mbajë parasysh të gjitha fushat.