Gjykata e Lartë e ShBA-së lejon zbatimin e dekretit të ndalimit të udhëtimit

2017-12-05

Gjykata e Lartë e ShBA-së autorizoi të hënën zbatimin e versionit të plotë të dekretit të ndalimit të udhëtimit të presidentit Trump, nga i cili ndikohen qytetarët e tetë vendeve me shumicë myslimane.

Vendimi hoqi kufizimet e vendosura nga gjykatat më të ulëta, për ndalimin e hyrjes në ShBA të qytetarëve të Sirisë, Iranit, Çadit, Jemenit, Somalisë, Libisë dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë, si dhe disa zyrtarëve nga Venezuela.

“Në dritën e këtij vendimi, ne presim që Gjykata e Apelit do të vendosë të bëjë korrigjimet e duhura,” thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Lartë.

Administrata e Trumpit tha se ndalimi ishte i nevojshëm për të garantuar sigurinë kombëtare, ndërkohë që kritikët thanë se ishte një formë e diskriminimit fetar. (Leftion Peristeri)