Inteligjenca Artificiale në fokus të Kongresit Botëror të Celularëve në Shangai

2018-06-29

Inteligjenca artificiale (AI) është në fokus të eventit më të madh tregtar në Azi për celularët. Kompania amerikane e teknologjisë “Amlogic” po prezanton çipet e saj të fokusuar në AI. Ata kanë bashkëpunuar me “Google”, “Baidu”, “Alibaba” dhe “Tmall” .

Manaxheri i prodhimit Kevin Zhu tha se bokset e muzikës AI mund të njohin përdorues të ndryshëm dhe të mësojnë për shijet e tyre muzikore. Kompania e Telekomunikacionit ZTE filloi kohët e fundit teknologjinë “ZSmart u Talk”. Kjo teknologji përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar dyqanet të ndërtojnë një platformë inteligjente të shërbimit të klientit.

Sipas një raporti, pothuajse gjysma e fondeve globale AI shkoi në Kinë vitin e kaluar, më shumë se në Shtetet e Bashkuara. (Du)