Kina hap më tej tregun e aksioneve A për të huajt

2018-07-09

Kina do të hapë më tej tregun e aksioneve-A për investitorët e huaj, bëri të ditur Komisioni i Mbikëqyrjes së Letrave me Vlerë i Kinës.

Individët e huaj që punojnë në pjesën kontinentale të Kinës do të lejohen të hapin llogari në tregun e aksioneve A.

Politika e re përfshin gjithashtu punonjësit e huaj të kompanive kineze të tregut të aksioneve A, që punojnë jashtë Kinës dhe marrin pjesë në programin e stimulimit me aksione.

Një kusht paraprak është që organet rregullatore të letrave me vlerë të vendeve të cilave u përkasin të huajt e kualifikuar për të marrë pjesë në tregun e aksioneve A të Kinës, duhet të kenë vendosur bashkëpunim me Komisionin e Mbikëqyrjes së Letrave me Vlerë të Kinës. (Wang Lei)