Kina mbështet komunitetin ndërkombëtar në goditjen e terrorizmit

2018-06-29

Kombet e e Bashkuara mbajtën konferencën e tyre të nivelit të lartë kundër terrorizmit, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Kjo konferencë u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Konferenca pati në fokus krerët e agjencive kombëtare kundër terrorizmit nga e gjithë bota, me objektivin e “forcimit të bashkëpunimit shumëpalësh kundër terrorizmit, nëpërmjet partneriteteve të reja globale, rajonale dhe dypalëshe”.

Në fjalimin e tij, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Ma Zhaoxu, tha se pala kineze përkrah komunitetin ndërkombëtar sipas prirjeve dhe karakteristikave të reja të shtojë goditjen kundër terrorizmit.

(Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Ma Zhaoxu)

Ma Zhaoxu u shpreh se terrorizmi është armik i njerëzimit. Përballë këtij kërcënimi, fatet e vendeve të ndryshme janë të lidhura ngushtë dhe ky kërcënim nuk përjashton asnjë vend. Komuniteti Ndërkombëtar duhet të forcojë bashkëpunimin e vazhdueshëm shumëpalësh për ruajtjen e sigurisë dhe të krijojë bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Ma theksoi gjithashtu se Kina mbështet gjithmonë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe merr pjesë aktivisht në misionet kundër terrorizmit të mekanizmeve shumëpalëshe si OKB-ja, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait etj. Ma u zotua se Kina, brenda mundësive të saj, do të vijojë mbështetjen ndaj vendeve në zhvillim për ofrimin e mjeteve dhe përvojës së saj kundër terrorizmit. Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të goditur terrorizmin dhe për mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetin botëror. (Çang Çuo)