Kinë lëshon satelitin që do të ndihmojë paralajmërimin e tërmeteve

2018-03-13

Kina lëshoi në muajin shkurt një satelit sizmo-elektromagnetik për studimin e shenjave paralajmëruese të tërmeteve, i cili pritet të ndihmojë për krijimin e një rrjeti tokë-hapësirë kozmike për monitorimin dhe parashikimin e tërmeteve në të ardhmen.

Me raketën mbajtëse “Marshim i Madh 2D” u lëshua më 2 shkurt nga Qendra e Lëshimit të Sateliteve Jiuquan e Kinës Veriperëndimore, sateliti “Zhang Heng nr.1”, me peshë 730 kilogramë në një orbitë të sinkronisë diellore.

“Sateliti do t’i ndihmojë shkencëtarët kinezë të monitorojnë fushën elektromagnetike, plazmën jonosfere dhe grimcat me energji të lartë në pesë vjetët e ardhshëm,” thotë z. Zhao Jian, një zyrtar i Administratës Kombëtare të Hapësirës Kozmike.

Zhang Heng është një shkencëtar kinez që jetonte në dinastinë Han Lindore (25-220), i cili është pionieri i studimit të tërmeteve dhe shpikësi i parë i sizmografit në vitin 132.

Tani, gati 1900 vjet më vonë, sateliti me emrin e tij do të shënojë informacionet elektromagnetike të tërmeteve prej mbi 6 ballë të shkallës Rihter që ndodhin në Kinë dhe ato prej mbi 7 ballë në mbarë globin.

Kina është ndër vendet që vuajnë më shumë nga tërmetet e fuqishme. Vetëm në vitin 2017, në Kinë kanë rënë 19 tërmete me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës së Rihter, sipas pasojë e të cilave janë vranë 37 veta, një konsiderohet ende i zhdukur dhe 617 të tjerë janë plagosur, ndërsa dëmet ekonomike llogariten në mbi 14.5 miliardë juanë. Dhjetë vjet më parë, para organizimit të Lojërave Olimpike Verore, tërmeti katastrofik me magnitudë 8 ballë që ra në provincën Sichuan shkaktoi 69 mijë viktima dhe gati 18 mijë të zhdukur. Mirëpo, shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të parashikojnë tërmetet pavarësisht përpjekjeve të pashtershme që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar.

Sipas z. Shen Xuhui, zv./kryeprojektues i satelitit Zhang Heng nr.1, kërkimet deri më sot mbështeten kryesisht te materialet e grumbulluara nëpërmjet pajisjeve mbi sipërfaqen e tokës sepse makineria më e përparuar tani mund të gërmojë vetëm deri në 12 kilometra nën tokë, por epiqendra e tërmeteve zakonisht ndodhet rreth 20 deri 30 kilometra, bile edhe më të thellë.

Edhe pse mund të arrihet atje me anën e gërmimit, përsëri është e vështirë të studiohet si duhet për tërmetet sepse ato janë një fenomen i ndërlikuar dhe lidhen ngushtë me lëvizjet dhe forcat ndërvepruese nëntokësore të tërë globit. Ndaj vetëm gërmimi nuk mjafton për njohjen e situatës së përgjithshme fizike nën sipërfaqen e tokës.

Prandaj, krahas përparimit teknologjik vitet e fundit, më shumë vëmendje i është kushtuar monitorimit të sinjaleve të anomalive sizmo-elektromagnetike në hapësirat mbi tokë afër zonave të prekura nga tërmetet.

Studimet përkatëse tregojnë se para rënies së tërmetit, forcat e ndryshme tektonike që ndërveprojnë nën koren e tokës do të rrezatojnë valë elektromagnetike dhe përdredhin linjat e fushës magnetike jashtë tokës. Po të mblidhen shënimet dhe të identifikohen pas analizave modelet e turbullimeve elektromagnetike, mund të gjendet një rregull i ndryshimeve elektromagnetike që del herët gjatë procesit të “formimit” të tërmeteve.

Mirëpo, fenomene të tilla zakonisht janë shumë të dobëta dhe duhen studimeve të mëtejshme.

Kështu që, misioni më i rëndësishëm i satelitit Zhang Heng nr.1 është të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë mekanizmin e ndërveprimeve midis atmosferës së sipërme, plazmës jonosfere e magnetosfere dhe luhatjet gjeomagnetike të tokës, duke mundësuar gjetjen e sinjaleve paralajmëruese të tërmetit.

Siç mësohet, ky satelit mund të grumbullojë informacione për mbi 10 tërmete të fuqishme prej mbi 7 ballë dhe 150 të tjera prej 6 ballë që ndodhin çdo vit në mbarë botën. Kurse sasia e informacioneve që mbledh në vit është e barabartë me sasinë e informacionit që mblidhet nga stacionet vëzhguese mbi tokë për mbi 20 vjet.

Sipas z. Zhao, tani për tani, sateliti Zhang Heng nr.1 nuk mund të përdoret drejtpërdrejt për parashikimin e tërmeteve. “Por, ai do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e studimeve dhe të teknologjisë për krijimin e një sistemi Tokë-Kozmos mbi monitorimin dhe paralajmërimin e tërmeteve në të ardhmen”, shton ai.

Përveç këtyre, sateliti, duke mbuluar një sferë më të gjerë dhe një mjedis më të mirë elektromagnetik në hapësirën kozmike, do të favorizojë edhe monitorimin e tërmeteve që mund të ndodhin në rrafshnaltën Qinghai-Tibet dhe në ujërat detare që mezi vëzhgohen me aparatet aktuale mbi tokë. Pra, ai do të pasurojë informacionet shifrore për tërmetet, gjë që do të nxisë gjetjen e modeleve të ndryshimeve të disa treguesve kyçë shkencorë para ndodhjes së tërmetet.

Megjithëse teoria e funksionimit duket jo aq e ndërlikuar, realizimi i tij kërkon standard të rreptë. Për shembull, për të shënuar më mirë ndryshimet jonosfere që krijohen në tërmet dhe mbledhur informacionet shifrore të grimcave të energjisë së lartë dhe të fushës elektromagnetike, sateliti Zheng Heng nr.1 duhet të ketë me pastërti “ekstreme magnetike”, në mënyrë që zbulorët e pajisur të mos ndikohen nga turbullimet e vetë satelitit.

Për shembull, për të siguruar korrektësinë e shifrave gjatë transmisionit, inxhinierët që përgjigjen për nënsistemet, kanë shpenzuar katër vjet për të minimizuar emetimet elektromagnetike të vetë satelitit. Ata duhet të përdorin material jomagnetik ose me nivel shumë të ulët magnetizimi për prodhimin e sistemeve. Siç mësohet, gjatë studimit dhe prodhimit të satelitit, shkencëtarët kinezë kapërcyen të gjitha vështirësitë me forcat e tyre.