Kinë, merren masa për reformimin e sistemit të transportit të mallrave

2018-07-03

Kina do të marrë një sërë masash për ristrukturimin e sistemit të transportit të mallrave dhe për përmirësimin e efikasitetit të këtij shërbimi.

Zv/sekretari i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), Zhou Xiaofei, thotë se qeveria po punon për uljen e kostove të transportit.

“Ne do të punojmë më tej për ristrukturimin e administratës, uljen e taksave dhe tarifave, në mënyrë që të ulim kostot e transportit. Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për projektin ‘kilometri i fundit’ për lidhjen e porteve me hekurudhat. Fillimisht ne do të punojmë në portet përgjatë daljeve kryesore të lumit Jance, për të nxitur lidhjen midis hekurudhës dhe portit. Ne do t’i japim rëndësi të madhe projektit të ndërtimit të hekurudhave për transportimin e qymyrit nga veriu në jug të Kinës “, tha ai.

Zhou shtoi se NDRC-ja do të përshpejtojë ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të transportit dhe qendrave kombëtare të logjistikës.

Komisioni do të përdorë gjithashtu, në mënyrë efektive, modelin e transportit që kombinon autostradën dhe hekurudhën. (Haris)