Kinë, Takimi i 20-të i liderëve Kinë-BE ofron drejtimin politik për zhvillim të marrëdhënieve kino-europiane

2018-07-03

(Ambasadori i Kinës në BE, Zhang Ming)

Ambasadori i Kinës në BE, Zhang Ming, u shpreh të hënën në Bruksel se takimi i 20-të i liderëve të Kinës dhe të Europës, që do të mbahet në Pekin, do të sjellë drejtimin politik për zhvillim të marrëdhënieve mes Kinës dhe BE-së. Stabiliteti i bashkëpunimit Kinë-BE do të ketë një kontribut madhor në një botë në ndryshim e të përballur me sfida të shumta.

Kreu i Misionit kinez në BE i tha këto në një konferencë të organizuar nga think-tank “Miqtë e Europës” para takimit të 20-të liderëve Kinë-Europë. Ai shpreson që ky takim do të japë tre mesazhe kryesore.

Së pari, takimi i 20-të i liderëve të Kinës dhe BE-së do të nxjerrë në pah marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik midis Kinës dhe Bashkimit Europian. Të dyja palët do të shfrytëzojnë këtë rast për të ritheksuar zotimet mbi respektin reciprok, zbatimin e barazisë dhe drejtësisë, si dhe angazhimin për bashkëpunim me përfitime të përbashkëta.

Së dyti, në të do të theksohet thelbi i bashkëpunimit midis Kinës e BE-së, i cili është me leverdi reciproke dhe suksese të përbashkëta.

Së treti, takimi do t’i japë rëndësi vendosmërisë për ruajtjen e multilateralizmit.

Zhang Ming tha gjithashtu se sivjet është 20 vjetori i krijimit të mekanizmit të takimit të liderëve Kinë-BE. Ai beson se takimi do të ketë sukses dhe do t’u ofrojë energji pozitive jo vetëm marrëdhënieve kino-europiane, por mbarë botës. (Çang Çuo/Haris)