Kinë, teknologjitë e reja nxitin industrinë kineze të modës në Shenzhen

2018-07-09

Panairi Ndërkombëtar i Modës i Kinës i këtij viti mbahet në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen.

Ngjarja përmban një sërë stilistësh të markave më prestigjoze kineze, marka të modës së rrugës dhe inteligjencën artificiale.

Teknologjia e fjalës së fundit po përdoret në pasarelat e modës, duke u dhënë mundësinë vizitorëve të shohin modelet më të fundit të shfaqura në ekranet e mëdha LED, të cilat janë të dizajnuara për të siguruar efikasitetin maksimal në ngjarjet e ambienteve brenda.

Su Yingbo është një stiliste kineze që ndjek panairin nga afër.

“Ne zakonisht komunikojmë me homologët tanë të huaj përmes videokonferencave online. Ne ndajmë në këtë mënyrë modelet tona më të fundit, ndajmë me njëri-tjetrin ide dhe këshilla”, tha ajo.

Panairi, i cili nisi aktivitetin e tij që nga viti 2001, është një platformë e rëndësishme për të nxitur zhvillimin dhe zgjerim e markave vendase. Në të njëjtën kohë, kjo ngarje ndihmon markat e huaja që të hyjnë në tregun kinez të modës. (Haris)