Kriza në Siri, kreu i NATO-s viziton Turqinë

2018-04-16

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të vizitojë Turqinë sot, për t’u takuar me krerët e vendit. Kjo vizitë vjen në një kohë tensionesh ndërkombëtare të shkaktuara nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Stoltenberg-u pritet të takohet me presidentin turk, ministrin e Jashtëm, ministrin e Mbrojtjes dhe të tjerë zyrtarë gjatë vizitës së tij të shkurtër në Ankara.

Ministria e Jashtme e Turqisë i mirëpriti të shtunën sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri, duke thënë se ato ishin një reagim i duhur ndaj sulmit të dyshuar kimik kundër civilëve. (Leftion Peristeri)