Kryeministri kinez kërkon një hapje më të madhe në shkencë e teknologji

2018-01-09

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, tha të hënën se infrastruktura, të dhënat dhe instrumentet kryesore të shkencës dhe teknologjisë duhet të jenë më të hapura për publikun.

Duke folur gjatë një ceremonie vjetore në Pekin në nderim të shkencëtarëve të shquar dhe arritjeve në fushën kërkimore, kryeministri Li Keqiang u shpreh se duhet bërë më shumë për të nxitur frymën novatore dhe për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në këtë ceremoni u nderuan me çmime kombëtare mbi 270 projekte dhe nëntë shkencëtarë.

Dy shkencëtarë kinezë, eksperti i eksplozivëve Wang Zeshan dhe virologu Hou Yunde, fituan çmimet më të rëndësishme shkencore në Kinë.