Kryeparlamentari kinez takon homologët e vendeve baltike dhe të Europës Veriore

2018-01-09

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Deajing, u takua të hënën me krerët e parlamenteve të vendeve baltike dhe të Europës Veriore në Pekin.

Ishin të pranishëm në takimin kryetarët e parlamenteve të Finlandës, të Norvegjisë, të Islandës, të Estonisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe zv./kryetari i parë i parlamentit të Suedisë.

Zhang Dejiang tha se Kina dhe vendet baltike dhe të Europës Veriore kanë miqësi të thellë tradicionale, në bazë të së cilës është vendosur një bashkëpunim i fortë dhe vitet e fundit është theksuar në pjesëmarrjen aktive të këtyre vendeve në nismën “Një Brez, Një Rrugë”. Zhang theksoi gjithashtu se prirja e bashkëpunimit është e mirë.

Liderët e pranishëm shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën në Kinë pas Kongresit të 19-të, ndërsa vlerësuan sukseset e arritura dhe detyrat ndërkombëtare të zbatuar nga Kina. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)