Merkel, sfida e emigracionit është kyçe për BE-në

2018-06-29

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se fati i BE-së mbështetet tek aftësia e bllokut për t’u përballur me sfidat e emigracionit.

“Europa ballafaqohet me shumë sfida, por ajo e emigracionit është më thelbësorja për BE-në. Prandaj, ose duhet ta menaxhojmë atë, që të tjerët në Afrikë të besojnë se ne priremi nga vlerat dhe besojmë në multilateralizmin, jo në unilateralizëm, ose askush nuk do të besojë më në sistemin e vlerave që na ka bërë të fortë. Prandaj është kaq e rëndësishme”.

Ajo i tha këto në Parlamentin gjerman përpara një samiti të BE-së në Bruksel, fokusi i së cilit është kjo çështje.

Merkel-i vendosi në vitin 2015 të hapë dyert e Gjermanisë për një milion emigrantë si një hap i domosdoshëm për të ndihmuar fqinjët e saj, Austrinë dhe Hungarinë. (Zhan Dian/Albana)