Pekin, do të hapet seksioni i parë rrugor për testimin e automjeteve me vetëdrejtim

2018-01-08

Seksioni i parë rrugor për testimin e automjeteve me vetëdrejtim në Kinë do të hapet në Yizhuang, një rrethinë në jug të Pekinit.

Autoritetet e qarkullimit rrugor të kryeqytetit kinez thonë se shenjat e trafikut dhe sinjalistika rrugore në këtë zonë do të përmirësohen, me qëllim që automjetet me vetëdrejtim t’i identifikojnë ato me lehtësi.

Koha e ndërtimit ende nuk është njoftuar.

Bashkia e Pekinit muajin e kaluar publikoi udhëzuesin e parë në vend për testimin rrugor të automjeteve me vetëdrejtim.

Sipas rregullave, së pari duhet bërë testimi në mjedis të brendshëm i këtyre automjeteve para se ato të dalin në rrugë.

Shoferët që bëjnë testimin, do të mbajnë përgjegjësi ligjore nëse ndodhin aksidente gjatë testimit rrugor.