Presidenti Xi takon parlamentarët e vendeve nordike e baltike

2018-01-11

Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë parlamentarë të shtatë vendeve nordike dhe baltike në Pekin.

Udhëheqësit europianë ndodhen në Kinë për vizitën e parë të përbashkët.

Duke përshëndetur formën e re të shkëmbimeve të nivelit të lartë, presidenti Xi Jinping bëri thirrje për të nxitur më tej marrëdhëniet midis Kinës dhe rajonit.

“Vendimi juaj për të vizituar Kinën tregon rëndësinë që vendet tuaja kanë në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Gjatë viteve, Kina ka ruajtur çastin e mirë të zhvillimit në marrëdhëniet me vendet nordike dhe baltike, me çimentimin e bashkëpunimit në fushat tradicionale dhe me zbulimin e fushave të reja. Shpresoj që ky lloj shkëmbimi i nivelit të lartë do të thellojë mirëkuptimin tonë reciprok dhe besimin e ndërsjellë dhe do të shtyjë përpara zhvillimin e marrëdhënieve tona dhe të bashkëpunimit”.

Udhëheqësi kinez bëri gjithashtu thirrje për integrimin e mëtejshëm të strategjive zhvillimore të vendeve, në veçanti, duke rritur bashkëpunimin me nismën ‘Brezi dhe Rruga’.

Ai gjithashtu informoi mysafirët për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës, politikën e saj të jashtme dhe rezultatet e kongresit kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, duke përfshirë konceptin e ndërtimit të një komuniteti të përbashkët fatesh për njerëzimin.

Udhëheqësit nga vendet nordike dhe baltike vlerësuan lart përparimin e Kinës në të gjitha aspektet, ndërsa u zotuan të zhvillojnë më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Kinën. (Leftion Peristeri)