Putin konfirmon rinisjen e fluturimeve Rusi-Egjipt

2018-01-05

Presidenti rus Vladimir Putin miratoi rikthimin e linjës së fluturimeve për pasagjerët drejt kryeqytetit egjiptian, Kajro, më shumë se dy vjet pas rrëzimit në Gadishullin e Sinait të një avioni pasagjerëve nga Sharm el Sheikh për në Shën Petersburg pak pas ngritjes.

Putin ka autorizuar rikthimin e fluturimeve nga Rusia në Kajro me anë të një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Autoritetet ruse thanë se rrëzimi i avionit në fund të tetorit në Egjipt ishte një akt terrorist. Më pas Putin nënshkroi një dekret ku ndaloi të gjitha fluturimet mes Rusisë dhe Egjiptit.