Rriten marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Ukrainës e Kinës

2018-01-11

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe e Tregtisë e Ukrainës njoftoi të mërkurën se, me nxitjen e nismës kineze “Një brez, një rrugë”, marrëdhëniet ekonomike e tregtare mes Ukrainës dhe Kinës janë forcuar, gjë që është një arritje e madhe e ekonomisë ukrainase vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë, Ukraina do të nxitë bashkëpunimin pragmatik me Kinën në fushat e tregtisë, bujqësisë, teknologjisë, hapësirës ajrore, arsimit etj., duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet të dy vendeve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë të Ukrainës, vjet vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit ndjeshëm në krahasim me vitin 2016.