Tërmeti i fuqishëm në Iran, shkon në mbi 445 numri i të vdekurve

2017-11-14

Më shumë se 445 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë, që goditi një rajon kufitar mes Iranit dhe Irakut.

“Epiqendra e tërmetit ishte në një rajon malor të Irakut, rreth 200 kilometra në verilindje të Bagdadit dhe 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit iranian”, sipas qendrës amerikane “US Geological Survey”.

Sipas medias lokale numri i të vdekurve ka arritur në mbi 445, ndërsa më shumë se 7 mijë persona janë plagosur.

Një numër i madh familjesh po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë banesave të tyre pasi rreth 140 lëkundje të tjera prekën zonën disa orë pas tërmetit.

Rreth 30 ekipe të Kryqit të Kuq janë dërguar në zonë, pjesë të cilat janë janë goditur më rëndë.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave ka gjasa të rritet, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë misionin në zona më të thella të Iranit.

(Albana)